Lideri suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei gjatë ditës së sotme është deklaruar për sulmet ndaj bazave amerikane ajrore në Irak. Khamenei ka thënë se me këto veprime “Irani i dha një shuplakë fytyrës Amerikës”, raporton CNN, transmeton Reporteri.net.
“Aksioni ushtarak në këtë mënyrë, nuk është i mjaftueshëm. Ajo që ka rëndësi është se prania e Amerikës, që është një burim korrupsioni në këtë rajon, duhet të marrë fund”, u shpreh asi.
Khamenei gjithashtu tha se Amerika u përpoq ta përshkruaj Soleimanin si një “terrorist”, gjë që sipas tij, ishte e padrejtë.
“Populli i Iranit dha një përgjigje shtypëse”, tha Khamenei, ndërsa turma brohoriste, “Vdekje për Amerikën”.
Irani gjuajti më shumë se 12 raketa balistike në dy baza ushtarake amerikane në Irak, dhe Garda Revolucionare e Iranit, e cila mori përgjegjësinë për sulmin, tha se sulmet në bazat amerikane ishin “hakmarrje për vrasjen e komandantit të njësisë së Kudsit, Kasim Suleimani” .
Ndryshe, Irani ka kërcënuar të sulmojë brenda Amerikës, nëse SHBA i kundërpërgjigjet sulmeve të raketave, tre sosh sa u kryen brenda një ore. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.