×
  • Lajme
  • Botë

    Ligji i ri: Burg për burrat që tradhtojnë gratë

    Reporteri
    19 Shtator 2019 | 21:12

    Indonezia përgatitet të miratojë një ligj të ri e të diskutuar, i cili kriminalizon marrëdhëniet seksuale jashtë martesës dhe i konsideron të jashtëligjshme ato mes personave të të njëjtit seks.


    Lëvizja është kritikuar ashpër nga grupet e të drejtave të njeriut, që e përshkruajnë si shkelje flagrante të lirive dhe të drejtave themelore.

    Projekt-ligji i cili parashikon gjithashtu dënime për fyerjen e presidentit, është vendosur të miratohet me urgjencë javën e ardhshme, pasi qeveria i dha aprovim të mërkurën.

    Human Rights Watch e cilësoi këtë draft “rrënues jo vetëm për gratë dhe pakicat fetare e ato gjinore, por për të gjithë indonezianët”, ndërsa u bëri thirrje ligjvënësve vendas të heqin nenet e diskutueshme përpara se projektligji të aprovohet.

    Indonezia është vendi më i madh me shumicë myslimane në botë, por mburret duke e cilësuar veten si “komb tolerant me një përzierje të larmishme etnish dhe besimesh”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!