×
  • Lajme
  • Botë

    Ligji shtrëngues: Duhani të pihet nga mosha 100-vjeçare

    Reporteri
    12 Shkurt 2020 | 13:48

    Shteti i Havait bën thirrje që përmes një projektligji të ri, të bëjë ndalimin e shitjes së cigareve në shtet deri në vitin 2024.


    Hawaii ka disa nga ligjet më shtrënguese të cigareve në vend. Në vitin 2016, u bë shteti i parë që rriti moshën për të blerë cigare në 21, shkruan CNN transmeton Reporteri.net.

    Në vitin 2016, ai u bë shteti i parë që rriti moshën për të blerë cigare deri në 21 vjeç. Tani, ligji i ri parashikon ngritjen e moshës së blerjes së cigareve në 30 deri në vitin e ardhshëm, deri në 40, 50 dhe 60 në secilin vit pasues dhe deri në 100 deri në vitin 2024.

    Kjo do të pastronte në mënyrë efektive raftet e dyqaneve të cigareve në Hawaii, megjithëse turistët akoma mund t’i futnin ato.

    Kështu, Hawaii do t’u ofronte 100 vjeçarëve mundësinë për të blerë cigare afër fundit të jetës së tyre – nëse do t’i gjenin.

    Kufijtë e moshës nuk do të zbatohen për cigare elektronike. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!