Një ligjvënëse iraniane ka ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit, raportojnë mediat iraniane. Irani është nja nga vendet më të prekura jashtë Kinës nga ky virus.
Deri më 6 mars, autoritetet iraniane kanë raportuar 4,747 të prekur me këtë virus.
Ligjvënësja Fatemeh Rahbar, kishte fituar mandatin në zgjedhjet e fundit në Teheran.
Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Kianoush Jahanpur, tha më 6 mars se 17 persona kanë humbur jetën brenda 24 orëve, dhe 1,000 të tjerë janë diagnostikuar.
Koronavirusi ka marrë jetërat e disa zyrtarëve në Iran, përfshirë këshilltarin e liderit suprem dhe të dërguarit të posaçëm në Vatikan. Më shumë se 20 ligjvënës si dhe zëvendëspresidenti e zëvendësministri në Iran kanë rezultuar me rezultat pozitiv të koronavirusit.
Irani ka mbyllur shkollat dhe universitetet, si dhe ka anuluar organizimet kulturore dhe sportive si pasojë e përhapjes së madhe të virusit në vend.
Ndërkohë, autoritetet në Kinë kanë njoftuar më 7 mars se 99 raste të reja janë infektuar, që shënon rënie nga një ditë më parë ku u raportuan 143 të prekur që është shifra më e ulët që nga 20 janari./rel/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.