Shkon në dy numri i policëve të liruar të cilët ishin të përfshirë në vrasjen e afro- amerikanit George Floyd në SHBA.
Pas Thomas Lane disa ditë më parë, edhe J Alexander Kueng ka lënë qelinë duke paguar 750 mijë dollarë garanci.
Ndërkohë në burg vijon të qëndrojë Derek Chauvin, i cili akuzohet direkt për vrasje dhe për të kërkohet burgimi i përjetshëm, pasi duke i vënë në fyt gjurin George Floydit, bëri që afroamerikani të asfiksohet dhe të ndërrojë jetë.
Prej asaj dite protesta të mëdha dhe të dhunshme kanë përfshirë gjithë SHBA-në, por duket se ditët e fundit kanë ulur tempin. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.