×
  • Lajme
  • Botë

    Lirohet nga burgu edhe polici i dytë i akuzuar për vrasjen e Floydit

    Reporteri
    20 Qershor 2020 | 10:26

    Është liruar nga burgu polici i dytë i akuzuar për vrasjen e afrikano-amerikanit George Floyd muajin e kaluar. Për lirimin e tij janë ofruar 750 mijë dollarë dorëzani.


    Polici J. Alexander Kueng u lirua në orët e vona të së premtes falë ofrimit të garancisë financiare dhe kushteve të tjera, shkruan “CNN”, transmeton Gazeta Express.

    Kueng ishte një nga katër policët e përfshirë në arrestimin e amerikanit George Floyd më 25 maj. Procesi i arrestimit përfundoi me vdekjne e Floydit, që ka nxitur protesta në mbarë botën kundër padrejtësisë racore dhe sjelljeve jo të duhura të policisë.

    Një polic tjetër, i quajtur Thomas Lane, u lirua gjithashtu nga burgu më herët gjatë këtij muaji për të njëjtën shumë të dorëzanisë.

    Polici Derek Chauvin, i cili shihet në video duke ia shtypur qafën me gju Floydit për më shumë se tetë minuta, është akuzuar për vrasje të shkallës së dytë dhe shuma e dorëzanisë për të është 1 milion e 250 mijë dollarë.

    Nëse ai pajtohet me disa kushte, vlera e dorëzanisë mund t’i ulët në një milion dollarë. Në mesin e kushteve është shmangia e kontakteve me familjen e të ndjerit.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!