×
  • Lajme
  • Botë

    Londër: Vaksina kundër koronavirusit pritet të testohet në ditët në vijim

    Reporteri
    19 Prill 2020 | 13:52

    Shkencëtarët në Britani të Madhe që po punojnë për zbulimin e një vaksine kundër koronavirusit, shpresojnë të fillojnë provat klinike deri në fund të javës tjetër, raporton BBC.


    Sarah Gilbert, profesoreshë në Universitetin e Oksfordit, tha se askush nuk është imunizuar deri më tani, por ekipit të saj iu dha leja të fillonin rekrutimin e vullnetarëve.

    Ajo shpreson se testimet klinike do të fillojnë brenda ditëve të ardhshme.

    “Ne jemi duke pritur të bëhen testet përfundimtare të sigurisë dhe të jepen miratimet përfundimtare”, i tha ajo BBC-së.

    Gilbert shtoi se studiuesve iu duhet mbështetje nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar për përshpejtimin e prodhimit të vaksinës.

    Britania e Madhe ka 115,314 të infektuar me koronavirusin e ri dhe 15,498 të vdekur.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!