Afganistani ndodhet në një udhëkryq të rrezikshëm pasi talebanët morën kontrollin e vendit.
Një kthesë të madhe pritet që të marrë edhe jeta e vajzave dhe grave në këtë vend me ardhjen e talebanëve në pushtet.
Në rrjetet sociale është shpërndarë me shpejtësi videoja e një vajze afgane e cila në lot shprehet se jeta e saj po shkatërrohet dhe se gratë në vendin e saj, me ardhjen e talebanëve “do të vdesin ngadalë, në histori”. “Zemra më dhemb për gratë e Afganistanit” shprehet ajo.
Aktivistja Masih Alinejad që e intervistoi shkruan se “Këtë herë ne qamë së bashku, por ajo më premtoi të qëndroja e fortë dhe e fuqishme. Ajo është vetëm 23 vjeç, plot dhimbje dhe zemërim” shkruan ajo./
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.