×
  • Lajme
  • Botë / Mijëra të tjerë të plagosur

    Lufta e Izraelit me Hamasin, mbi 400 viktima nga të dy palët

    Reporteri
    08 Tetor 2023 | 8:18

    Deri me tani janë regjistruar mbi 400 viktima dhe mijëra të plagosur në luftën e Izraelit me Hamasin.

    Ishin militantët e Hamasit që lëshuan mijëra raketa në drejtim të Izraelit në orët e para të mëngjesit të së shtunës dhe mësynë nga shumë drejtime duke kryer masakër mbi civilët dhe ushtarakët, duke regjistruar të paktën 250 viktima.

    Qeveria e Izraelit tha se Hamasi filloi luftën, angazhoi ushtrinë dhe mblodhi rezervistët duke paralajmëruar një kundërofensivë të pashembullt, pasi sipas tyre, Hamasi hapi “portat e Ferrit”.

    Hakmarrja ndaj Hamasit nuk vonoi. Një breshëri raketash goditën pozicionet e dyshuara të Hamasit në Gaza duke lënë pas të paktën 232 viktima dhe mijëra të plagosur.

    Valë e re raketash drejt Tel Avivit, 200 të vrarë në Izrael dhe 232 në Gaza

    Grupi Hamas tha se e ka ndërmarrë sulmin pas përdhosjes së xhamisë Al-Aksa dhe rritjes së dhunës së pushtuesve ndaj civilëve të pambrojtur palestinezë. Ata kanë kapur dhjetëra robër, civilë dhe ushtarakë të lartë izraelitë. Përmes pengjeve të kapur synojnë të lirojnë gjithë palestinezët e burgosur në Izrael.

    Ndërsa kryeministri Netanjahu u ka bërë thirrje militantëve të mbrojnë jetën e pengjeve dhe se do të arrijnë në çdo vend që fshihen për t’i liruar. Kreu i qeverisë ka ftuar opozitën të krijojnë një qeveri emergjente për të menaxhuar krizën.

    Publikohen pamjet kur një izraelit merret peng nga Hamasi

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!