×
  • Lajme
  • Botë

    “Lufta” në Ukrainë: Rusia dërgon luftanijet raketore në Detin e Zi

    Reporteri
    26 Janar 2022 | 20:22

    Rusia publikonte sot pamjet e luftanijeve të saj gjigande që dërgoheshin në Detin e Zi në mbështetje të krizës kufitare me Ukrainën.

    Moska tha se dislokimet vijnë për kohën që pret përgjigje pas bisedimeve me SHBA për përpjekjet e reduktimit të rrezikut të konfliktit ushtarak.Ajo tha se 20 luftanije dhe mjete detare mbështetëse janë dërguar për manovra në Detin e Zi mes tensioneve me NATO-n në Evropën lindore.

    Ministria e mbrojtjes konfirmonte sot se grupi ushtarak në të cilin përfshihen frigata, anije raketore, mina-lëshuese dhe mjete amfibe, ishte nisur nga portet e Sevastopol e Novorossiysk në brigjet jugore të vendit.

    Manovrat ne anen evropiane po zhvillohen në një kohë me ato të flotës veriore në detin Barents.

    NATO gjithashtu ka nisur manovrat e saj të quajtura Neptune Strike 2022, që nisën të hënën në Mesdhe, mes të cilave merrte pjesë aeroplanmbajtësja amerikane USS Harry S. Truman dhe grupi shoqërues.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!