Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu po e nderprenë një vizitë zyrtare në Greqi dhe po kthehet në shtëpi pas sulmit ajror në Irak, sipas zyrës së tij. Ai ishte caktuar të kthehej të shtunën natën, shkruan CNN.
Ende nuk ka ndonjë deklaratë nga Netanyahu, por qeveria e tij po përgatitet për një hakmarrje të mundshme nga Irani, raporton Oren Liebermann i CNN.
“Izraeli e di mjaft mirë që Irani mund të zgjedhë të përgjigjet jo ndaj SH.B.A.-së, por ndaj Izraelit për shkak të aleanacave që ekzistojnë në atë rjon,” shpjegoi Liebermann.
Gjenerali, Qasem Soleimani, kreu i forcave elite të Gardës Revolucionare të Iranit është vrarë nga forcat amerikane në Irak.
Pentagoni ka konfirmuar se ai është vrarë me “vendim të presidentit”.
Gjenerali Soleimani ka qenë në makinë teksa ishte nisur në aeroportin e Bagdadit, bashkë me milicitë e përkrahura nga Irani, kur është qëlluar përmes një sulmi ajror të Shteteve të Bashkuara.
Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei ka thënë se “hakmarrje e ashpër i pret kriminelët”, mbrapa këtij sulmi.
Ai ka shpallur tri ditë zie.
Gjenerali Soleimani ka qenë figurë e rëndësishme në regjimin iranian. Forcat e tij elite, Quds, i kanë raportuar drejtpërdrejt liderit suprem Khamenei dhe ai është konsideruar si figurë historike kombëtare.
Mirëpo Shtetet e Bashkuara e kanë cilësuar komandatin dhe forcat e tij si terroristë dhe i ka mbajtur përgjegjës për vdekjet e qindra personave që kanë qenë pjesë e personelit amerikan.
Presidenti amerikan, Donald Trump, në një postim të Twitter ka publikuar një fotografi të flamurit amerikan, pasi është bërë i ditur lajmi.
Pak pas sulmit, çmimet globale të naftës janë rritur më shumë se 4 për qind.