×
  • Lajme
  • Botë

    Lufta tregtare, Trump thotë se nuk ka nevojë të nxitojë për të arritur marrëveshje me Kinën

    Reporteri
    10 Maj 2019 | 18:45

    Presidenti amerikan Donald Trump thotë se nuk po nxiton që të finalizojë bisedimet tregtare me Kinën. Reagimi i Trump në Twitter erdhi pak orë pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës dyfishuan tarifat për shumë produkte kineze.


    Ai tha se bisedimet dypalëshe po vazhdonin në mënyrë “të këndshme”, pavarësisht tarifave të reja që u vendosën në Washington mesnatën e së premtes.

    “Bisedimet me Kinën vazhdojnë në mënyrë të këndshme – nuk ka aspak nevojë për tu nxituar”, shkruajti Presidenti në Twitter.

    Ndër të tjera, ai shtoi se dyfishimi i të ardhurave do të sjellë përfitime pasi të gjitha do shkojnë për thesarin e Shteteve të Bashkuara.

    Më 10 maj, Washingtoni rriti nga 10 në 25% tarifat për mallrat kineze që arrijnë në vlerën e 200 miliardë dollarëve. Ndërkohë, Kina është zotuar se do kundërpërgjigjet për këtë dyfishim të tarifës.

    Trump po bën bisedime me autoritetet kineze për të arritur përfundimin e Luftës Tregtare mes Kinës dhe ShBA-së.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!