×
  • Lajme
  • Botë

    “Lufta ua ndali jetën”, tragjedi në një familje ukrainase – vëllezërit dhe motra mbesin të vrarë nga raketat ruse

    Reporteri
    25 Maj 2025 | 17:49

    Një zyrtare ukrainase ka identifikuar tre fëmijët që u vranë pas sulmit ajror të Rusisë gjatë natës.

    Zëvendësministrja e Jashtme Mariana Betsa tha se viktimat ishin vëllezërit Stainslav 8-vjeç, Roman 17-vjeç dhe motra Tamara 12-vjeç.

    Bëhet e ditur se ata u vranë në rajonin Zhytomyr, në perëndim të Kievit, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.

    Vëllezërit e motrat janë në mesin e të paktën 12 civilëve që vdiqën pasi Rusia lëshoi ​​rreth 300 dronë dhe 69 raketa në Ukrainë.

    Betsa i dërgoi “ngushëllimet më të thella familjes së fëmijëve”.

    “Sot humbëm tre nga fëmijët tanë. Nxënësit e shkollës sonë, Roman, Stainslav dhe Tamara nuk do të vijnë më në klasat e tyre, nuk do të ulen në tavolinat e tyre ose nuk do t’u buzëqeshin miqve të tyre. Lufta ua ka ndërprerë jetën”, tha shkolla e tyre në një deklaratë.

    Ndryshe, prindërit e tyre u plagosën rëndë nga sulmi dhe aktualisht po marrin trajtim spitalor. /Telegrafi/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!