Për shkak të rasteve të shumta me Covid-19, Luksemburgu, njëri nga shtetet më të vogla në Evropë, ka vendosur që të shkojë në izolim.
Ky shtet ka raportuar mbi një mijë raste të reja gjatë fundjavës dhe ende vazhdon ta ketë shkallën më të lartë të të infektuarve në Evropë për kokë banori.
Po ashtu, gjashtë raste të vdekjeve janë shënuar në dy ditët e fundit të javës.
Masat e propozuara sipas medieve lokale përfshijnë zgjatjen e mbylljes, mbyllja që ishte deri në orën 23:00 do të zgjatet deri në 06:00.
Mbyllja do të jetë tre javore, por që edhe mund të zgjatet. Do të byllen baret, restorantet, kinematë dhe qendrat e fituesit
Dyqanet, muzetë dhe galeritë e arteve do të mbesin të hapura.
Me këto masa synohet që të zvogëlohet numri i të infektuarve, në 500 raste për ditë në mënyrë që sistemi shëndetësor të jetë në situatë më të mirë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.