×
  • Lajme
  • Botë

    Lumi i rrëmbyeshëm në Arktik u merr jetën dy drejtuesve të “Facebook-ut rus”

    Reporteri
    07 Qershor 2022 | 21:49

    Dy drejtues të lartë të rrjetit social rus Vkontakte, i cili është i ngjashëm me Facebook, kanë ndërruar jetë të hënën pasi automjeti i tyre u përmbys në një lumë në Arktik.

    “Daily Mail” shkruan se viktimat janë zëvendës CEO i kompanisë, Vladimir Gabrielyan, 39 vjeç dhe drejtori i marketingut, Sergey Merzlyakov, 44 vjeç. Ata ndërruan jetë në përpjekje për të kaluar lumin e rrëmbyeshëm Bolshoy Bugryanets, në veri të Rusisë.

    Sipas mediave ruse, ata arritën të dilnin nga makina, por ndërruan jetë si pasojë e hipotermisë dhe temperaturave që ishin nën zero gradë. Ekipet e shpëtimit gjetën trupat e pajetë të dy personave në breg të lumit.

    Ndërkohë, bashkëshortja e Gabrielyan, Elena dhe miku i tyre Sergey Olsevich, të cilët po lëviznin me një tjetër automjet, u përmbysën nga rrjedha e lumit, por arritën të mbijetojnë pasi ecën për rreth 25 kilometra deri në banesën e parë, ku kërkuan edhe ndihmën e autoriteteve./A2CNN

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!