Presidenti francez Emmanuel Macron ka thënë se se ai ka folur me presidentin amerikan, Donald Trump dhe atë të Ukrainës, Volodymyr Zelensky për t’i informuar ata rreth mbledhjes së djeshme të liderëve evropianë në Paris.
Udhëheqësit e Mbretërisë së Bashkuar dhe BE-së u takuan dje për një samit urgjent për Ukrainën. Nuk dihet se çka u diskutua – por raportet sugjerojnë se vendet ishin të ndara nëse Evropa do të dërgonte paqeruajtës në Ukrainë në rast të një marrëveshjeje armëpushimi, shkruan BBC.
Duke shkruar në X vonë të hënën, Macron tha se arritja e e një marrëveshje paqeje “duhet të shoqërohet me garanci të forta dhe të besueshme sigurie për ukrainasit”.
“Ne do të punojmë për këtë së bashku me të gjithë evropianët, amerikanët dhe ukrainasit”, thotë Macron. “Ky është çelësi.”
Shtëpia e Bardhë e përshkroi një telefonatë miqësore bisedën e Trump me Macron, ndërsa Zelensky tha se ata ranë dakord që çdo garanci sigurie për Ukrainën duhet të jetë “e fortë dhe e besueshme”./Reporteri.net/
After bringing together several European leaders, I have just spoken with President @realDonaldTrump and then with President @ZelenskyyUa.
We seek a strong and lasting peace in Ukraine. To achieve this, Russia must end its aggression, and this must be accompanied by strong…
— Emmanuel Macron (@EmmanuelMacron) February 17, 2025
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.