Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, e ka ndërprerë Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, gjatë fjalës së tij para gazetarëve në Zyrën Ovale.
Pas fjalës së Macron për ndihmën që Evropa i ka dhënë Ukrainës, Trump tha se Evropa po i jep hua paratë Ukrainës dhe se do t’i marrin paratë e tyre mbrapsht, duke u përpjekur kështu që të ngre një paralele për marrëveshjen për minerale mes ShBA’së dhe Ukrainës, si kthim borxhi për ndihmën amerikane.
Në këtë moment, ndërhyu Macron duke e prekur me dorë Trumpin, dhe e korrigjoi, shkruan Reporteri.net.
“Jo, në fakt, për të qenë i sinqertë, ne kemi paguar. Ne kemi paguar 60% të përpjekjes totale. Ishte si ShBA: kredi, garanci, grante,” tha ai. “Ne kemi 230 miliardë dollarë asete të ngrira në Evropë, asete ruse. Por ky nuk është kolateral i një kredie sepse nuk janë pronë e jona. Kështu që ato janë të ngrira.”
Pas kësaj deklaratë, Trump iu drejtua gazetarëve duke thënë “Nëse e besoni këtë, është ok. Ata i marrin paratë e tyre, dhe ne jo. Por tani e bëjmë.”/Reporteri.net
Trump thotë lufta në Ukrainë mund të përfundojë brenda javësh, refuzon ta quajë Putinin diktator
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.