Në profilin zyrtar në ‘Facebook të presidentit të Francës ‘, Emmanuel Macron, është shfaqur një njoftim në gjuhën shqipe përmes të cilit tregohej se së shpejti drejt Shqipërisë do të nisen një skuadër e forcave speciale të zjarrfikësve nga Franca , të cilët do të marrin pjesë në operacionet e shpëtimit pas serisë së tërmeteve që kanë goditur sot Shqipërinë që nga orët e para të mëngjesit.
Në këtë njoftim ndër të tjera është se Franca në këto momente solidarizohet me Shqipërinë duke shprehur ngushëllime me familjet e viktimave dhe të lënduarit.
Ky njoftim është shfaqur dhe ka qëndruar në faqen e ‘Facebook’ të Macron, ndërkohë më pas është fshirë, por është ruajtur një ‘screen shot’ i reagimit.
Lidhur me tragjedinë e sotme në Shqipëri kanë reaguar liderë të ndryshëm shtetesh, të cilët kanë dërguar forca të specializuara drejt Durrësit për të ndihmuar autoritetet shqiptare për shpëtimin e atyre që kanë mbetur nën gërmadha.
Kjo nuk është hera e parë që Macron shkruan diçka në gjuhën shqipe. Më 20 korrik të këtij viti, videon e një fjalimi në Beograd e kishte shoqëruar me një përshkrim në shqip.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.