Presidenti francez Emmanuel Macron ka thënë se një armëpushim midis Ukrainës dhe Rusisë mund të arrihet në javët e ardhshme.
Ai ka folur Fox News në Washington pas bisedimeve me Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë në përvjetorin e tretë të pushtimit rus.
Presidenti amerikan, i cili sugjeroi se lufta mund të përfundonte “brenda javësh”, këmbënguli që Evropa të merrte përsipër koston dhe barrën e çdo marrëveshjeje paqeruajtëse për Ukrainën.
Macron tha se çdo marrëveshje paqeje në Ukrainë “nuk duhet të jetë një dorëzim i Ukrainës” dhe duhet të mbështetet nga garancitë e sigurisë.
Ardhja e Trumpit për një mandat të dytë në Shtëpinë e Bardhë ishte një “ndryshues i lojës”, tha lideri francez.
Ai tha se besonte se ishte “e mundur” të flitej për një armëpushim në luftë dhe fillimin e negociatave për një paqe të qëndrueshme brenda javësh.
Macron tha se kishte folur me 30 liderë dhe aleatë të tjerë evropianë dhe shumë prej tyre ishin të gatshëm të ishin pjesë e garancive të sigurisë për Ukrainën.
Ai tha se po punonte me kryeministrin britanik Sir Keir Starmer mbi një propozim për të dërguar trupa në rajon.
Negociatat për përfundimin e luftimeve, shtoi ai, do të mbulojnë “garancitë e sigurisë, tokën dhe territoret”. /Reporteri.net.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.