Presidenti Francez Emmanuel Macron tha sot se të jesh aleat i Shteteve të Bashkuara nuk do të thotë të jesh vasal i saj, duke rikonfirmuar plotësisht deklaratat e tij të diskutueshme për Tajvanin.
“Të jesh aleat nuk do të thotë të jesh vasal. Të jesh aleat nuk do të thotë se nuk kemi më të drejtë të mendojmë për veten tonë”, tha ai në një konferencë për shtyp në Amsterdam.
“Franca është në favor të status quo-së në Tajvan, mbështet politikën e një Kine dhe kërkon një zgjidhje paqësore të situatës”, shtoi ai.
Emmanuel Macron ka ndezur një valë keqkuptimesh në SHBA dhe Evropë duke i kërkuar Bashkimit Evropian “të mos kopjojë” Uashingtonin dhe Pekinin për çështjen e Tajvanit. Deklaratat u interpretuan menjëherë si distancim nga Uashingtoni, i cili ka ofruar ndihmë me gjithë zemër për Ukrainën që nga fillimi i ofensivës ruse.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.