Presidenti francez, Emmanuel Macron ka thënë se një armëpushim “mund të bëhet në javët në vijim”, menjëherë pas takimit me Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, ku ai i tha presidentit amerikan se një marrëveshje nuk duhet të nënkuptojë “dorëzimin” e Ukrainës, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.
“Një armëpushim në infrastrukturën ajrore e detare” tha presidenti francez për Fox News.
“Nëse nuk respektohet, do të jetë dëshmia më e mirë e faktit se Rusia nuk është serioze”.
“Ne duam paqe. Dhe unë mendoj se iniciativa e Presidentit Trump është një nismë shumë pozitive. Por mesazhi im ishte të thoja të kini kujdes sepse ne kemi nevojë për diçka thelbësore për Ukrainën,” shtoi ai.
Në një konferencë për shtyp me Macron, presidenti amerikan, Donald Trump pretendoi se ai kishte bërë më shumë përparim në muajin e kaluar sesa ishte bërë në tre vitet e mëparshme.
“Unë besoj se Emmanuel është dakord me mua për shumë nga çështjet më të rëndësishme,” tha ai.
“Evropa duhet të marrë një rol qendror në garantimin e sigurisë afatgjatë të Ukrainës.”
/TheGuardian/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.