×
  • Lajme
  • Botë

    Mafiozi malazez dhe djali i kryeprokurorit rrahin biznesmenin serb në Budva, i kërkuan 120 mijë euro

    Reporteri
    08 Tetor 2020 | 17:47

    Biznesmeni i njohur serb, Srdjan Knezovic, pronar i zinxhirit të pikave të karburantit ‘Knez Petrol’, është rrahur në një restorant në Budva të Malit të Zi nga një mafioz malazez me emrin Milan Kalostrovic dhe nga Aleksa Stankovic, djali i kryeprokurorit malazez Ivica Stankovic.


    Mediat malazeze dhe ato serbe, të cilat kanë publikuar edhe videon e rrahjes, raportojnë se rasti ka ndodhur më 25 gusht në Budva, ku biznesmeni serb kishte shkuar për pushime së bashku me nënën dhe dy fëmijët e tij.

    Ai ka thënë se ishte njohur kohë më parë me Kalostrovicin, dhe atë natë derisa po qëndronte në restorant me disa miq të tij, ai i ishte ofruar te tavolina dhe i kishte kërkuar që të ngritej pak prej aty, që të diskutonin diçka.

    Më pas e kishte larguar rreth dhjetë metra më tutje, ku i kishte thënë se ka afat deri në mëngjes për të ja sjellë 120 mijë euro, të cilat kishte pretentuar që ja kishte borxh.

    Bashkë me mafiozin malazez kishte qenë i pranishëm edhe djali i kryeprokurorit të Malit të Zi i cili i ishte drejtuar disa herë duke i thënë se ‘a e din ti se kush jam unë’.

    “Mafiozi më goditi në kokë dhe brinjë me një armë në kafenenë “Hemingway” në Budva dhe më kërkoi 120,000 euro, duke thënë se ai do të më vriste dhe do të më priste. Ai bërtiti se interesi rrjedh çdo orë dhe se borxhi do të arrijë deri në 1 milion euro nëse nuk ja dorëzojë paratë deri në mëngjes. Të dy jemi njohur për një kohë të gjatë, kemi bashkëpunuar para katër apo pesë vitesh dhe nuk ka pasur probleme. Kur thashë që nuk i kam borxh para, ai e kapi celularin dhe telefonoi gruan time, e cila ishte në Beograd në atë kohë. Ai e kishte numrin e saj të telefonit sepse ne njihemi prej disa vitesh”, ka thënë biznesmeni Knezevic.

    “Ai e kërcënoi atë që urgjentisht, atë mbrëmje, të merrte paratë dhe të dilte në rrugën Baje Pivljanina në Dedinje. Ai tha se nuk do të më gjente gjallë nëse nuk do t’i bindej. Pastaj djali i prokurorit i mori telefonin nga dora dhe bërtiti: A e dini kush jam unë?!”, Ndërsa ai më goditi në gjoks dhe kokë. Ai më tha se duhet të isha i lumtur që ai ishte gjithashtu i pranishëm sepse Kalostrovic gjoja do të më vriste menjëherë”, ka thënë Knezovic. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!