×
  • Lajme
  • Botë

    Makina e ambasadës amerikane përfshihet në aksident , dy persona humbin jetën

    Reporteri
    26 Janar 2020 | 17:09

    Dy persona humbën jetën dhe katër të tjerë u plagosën, pasi një makinë e ambasadës amerikane u përplas me një automjet tjetër.


    Ngjarja ndodhi në kryeqytetin e Pakistanit, Islamabad mëngjesin e sotëm. Mediat lokale raportojnë se viktima janë një burrë dhe një grua.

    Shkak për aksidentin mësohet të ketë qënë lëvizja e gabuar e makinës së ambasadës, e cila e kaloi kryqëzimin me semaforin e kuq, duke i zënë pritën makinës tjetër. Për këtë, drejtuesi i makinës së ambasadës, një shtetas pakistanez u arrestua.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!