Të paktën dy persona kanë mbetur të vdekur dhe 15 të tjerë janë plagosur pasi u goditën nga një makinë në një zonë pedonale të qytetit Trier në Gjermaninë perëndimore.
Pas ngjarjes policia ka deklaruar se shoferi 51-vjeçar është arrestuar. Rrethanat e incidentit nuk janë ende të qarta, por policia u ka kërkuar njerëzve të shmangin zonën.
Kryebashkiaku Wolfram Leibe tha se të paktën 15 njerëz ishin plagosur.
Po ashtu një dëshmitar i cituar nga gazeta “Trierischer Volksfreund” tha se një Range Rover me ngjyrë gri të errët po ecte me shpejtësi të madhe.
Pamjet nga vendi i ngjarjes tregpjnë furgonë policie dhe automjete të tjera emergjence të parkuara në një rrugë pranë portës Porta Nigra të qytetit.
Ndërkohë një treg Krishtlindjesh që zakonisht mbahet atje u anulua këtë vit për shkak të pandemisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.