×
  • Lajme
  • Botë

    Makina përplas turmën e njerëzve në Mynih të Gjermanisë, raportohet për disa të plagosur

    Reporteri
    13 Shkurt 2025 | 11:09
    Foto: Jakob Mell

    Një makinë ka përplasur një turmë  njerëzish në Mynih të Gjermanisë, duke lënë të plagosur shumë persona.

    Mediat atje raportojnë se të paktën 15 persona kanë mbetur të plagosur, transmeton gazeta online Reporteri.net.

    Një zëdhënës i policisë lokale tha: “Aktualisht është një operacion i madh policor në zonën e Dachauer Straße. Jemi në vend.”

    Incidenti ndodhi në një tubim të organizuar nga sindikata gjermane Verdi.

    Detaje të tjera nuk dihen ende. Sipas një dëshmitari okular makina është përplasur qëllimisht në grupin e njerëzve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!