Forcat e rezistencës në Afganistan janë zotuar se do të vazhdojnë luftën e tyre kundër talebanëve ndërsa stërviteshin në Luginën Panjshir, lugina e njohur që ndodhet në veri të Kabulit.
Qindra luftëtarë, të cilët kurrë nuk u janë dorëzuar sundimtarëve të rinj të Kabulit, u panë duke ecur nëpër ujë me drurë mbi kurrizin e tyre, ndërsa të tjerët stërviteshin me armët e tyre, duke u parapërgatitur kështu për ardhjen e mundshme të forcave talebane. Diku tjetër, anëtarë të tjerë të rezistencës, të veshur me veshje ushtarake dhe që mbanin armë, u panë duke marshuar nëpër rrugët e shkreta malore.
Forcat e kryengritjes anti-talebane, të njohura si Aleanca Veriore, janë zotuar të luftojnë deri në fund dhe të mbrojnë 170,000 banorët, shumica prej tyre Taxhikët, të cilët jetojnë në luginën Panjshir.
Bastioni i fundit i Afganistanit kundër talebanëve, po udhëhiqet nga Ahmad Massoud, 32 vjeç, djali i arsimuar britanik i një luftëtari legjendar të lirisë në Luginën Panjshir.
Massoud, i cili ishte trajnuar nga ushtria britanike në Sandhurst, është zotuar se asnjë luftëtar taleban nuk do të kalojë nëpër grykën e ngushtë në luginë. Ai ishte vetëm 12 vjeç kur babai i tij, Ahmad Shah Massoud, i cili ishte një luftëtar gueril i frikshëm, i njohur si “Napoleoni Afgan” dhe “Luani i Panjshir”, u vra nga vrasësit e Osama bin Ladenit të Al Kaedës duke u paraqitur si gazetarë të Al Jazeera.