Kryeministri Dusko Markoviç njoftoi se Mali i Zi do të hapë kufijtë e saj me vendet që plotësojnë kriteret e Institutit të Shëndetit Publik në ditët e para të qershorit.
Në konferencën për shtyp, Markoviç tha se kriter do të jetë të pakën 25 të infektuar për 100,000 banorë.
Ai njoftoi se Mali i Zi do të hapë kufijtë e saj me Kroacinë, Slloveninë, Austrinë, Gjermaninë, Poloninë, Çekinë, Hungarinë, Shqipërinë dhe Greqinë më 1 qershor, transmeton Reporteri.
“Ne do të hapim kufijtë për vendet që kanë një status të ngjashëm epidemiologjik. Ne nuk do të kërkojmë teste speciale, të gjithë do të marrin udhëzime të qarta se çfarë i pret në vend dhe cilat rregullore duhet të respektojnë”, tha Kryeministri i Malit të Zi.
Markoviç theksoi se Mali i Zi fitoi betejën me koronavirusin dhe u bë vendi i parë “pa koronavirus” në Evropë.
Ndërkohë rreth këtij vendimi ka pasur reagime të shumta në Serbi. /Reporteri.net
U prvim danima juna očekuje se otvaranje granica sa zemljama koje ispunjavaju odgovarajući epidemiološki kriterijum.U ovom trenutku to su: Hrvatska, Slovenija, Austrija,Njemačka, Poljska, Češka, Mađarska, Albanija, Grčka. To će podstaći naš turizam.#CoronaInfoCG @DuskoMarkovicCG pic.twitter.com/Dv157FMX0I
— Vlada Crne Gore (@VladaCG) May 25, 2020