Një stërvitje e rrallë ushtarake që përfshin dy anije të mëdha luftarake të SHBA’së ka ndodhur në veri të detit arabik gjatë vikendit derisa tensionet me Iranin po shtohen. Lajmin për manovra ushtarake e ka konfirmuar vetë ushtria amerikane, shkruan agjencia e lajmeve Fox.
Marina amerikane tha që ushtrimet dhe trajnimet ishin duke u bërë në aeroplanmbajtësen USS Abraham Lincoln në koordinim me trupat e marinës amerikane.
Gjithashtu të përfshira në manovra ishin edhe disa regjimente të tjera të ushtrisë amerikane.
“”Ushtrimet dhe stërvitjet që po bëhen me Skuadrën Amfibe Gjashtë, Njësia e 22-të Detare e Shpejtësisë dhe USS Kearsarge synojnë rritjen e letalitetit dhe gatishmërinë për t’iu përgjigjur kërcënimeve dhe për të penguar veprimet destabilizuese në këtë rajon të rëndësishëm,” Admirali John Ëade, komandant, Carrier Strike Group 12, tha në një deklaratë.
Javën e kaluar Komanda Qendrore e SHBA’së tha që forcat e saja në regjion janë vënë në gatishmëri të lartë. SHBA’ja gjithashtu ka urdhëruar të gjithë stafin që nuk është i detyrueshëm të evakuohen.
Tensionet në Lindjen e Mesme sa vijnë e shtohen. Pikënisje ishte largimi i presidentit amerikan Donald Trump nga marrëveshja bërthamore me Iranin. Irani ka bërë të ditur që do vazhdojë të pasurojë me uranium sektorin e tij bërthamor./Express/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.