×
  • Lajme
  • Botë

    Maqedonia e Veriut pezullon fluturimet me Britaninë

    Reporteri
    21 Dhjetor 2020 | 11:56

    Maqedonia e Veriut ka pezulluar fluturimet me Britaninë e Madhe. Vendimi është marrë dy ditë pasi kryeministri Boris Johson mbylli Londrën dhe deklaroi se koronavirusi ka pësuar mutacion.


    Një pjesë e vendeve të BE-së dhe jo vetëm si Italia, Gjermania, Franca, Bullgaria, Holanda, Irlanda, Kanadaja dhe Australia i kanë ndaluar fluturimet me Britaninë e Madhe për këtë shkak.

    Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut bën me dije gjithashtu se është miratuar masa për izolim të detyrueshëm ose karantinë 14-ditore për të gjithë qytetarët që do të vijnë në vend me fluturime të drejtpërdrejta nga Britania, po e njëjta masë do të zbatohet edhe për pasagjerët që mbërrijnë nga Britania e Madhe përmes rrugëve tokësore.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!