Margareta është banorja më e moshuar e Shtëpisë së të Moshuarve në Karlovac që mposhti coronavirusin.
Pas një testi pozitiv për coronavirus, gjyshja 99-vjeçare vazhdoi trajtimin në Spitalin e Përgjithshëm Ogulin, megjithëse ishte asimptomatike.
Pas tre javësh trajtimi në spitalin Ogulin, ajo u kthye në Shtëpinë e të Moshuarve “Sveti Antun”, ku u vendos për disa muaj, raporton n1.hr.
Ajo ka qenë e palëvizshme për ca kohë, me shëndet relativisht të mirë dhe nuk po merr ndonjë terapi.
Ndryshe, Kroacia deri më tani ka regjistruar mbi 131 mijë të infektuar me virus gjersa kanë vdekur 1861 persona.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.