×
  • Lajme
  • Botë

    Marrëveshja e armëpushimit, Trump-Netanyahut: Vazhdo të bësh atë që duhet të bësh

    Reporteri
    18 Janar 2025 | 23:06

    Presidenti në ardhje, Donald Trump ka thënë se administrata e tij do të sigurohet që marrëveshja e armëpushimit të rënë dakord midis Izraelit dhe Hamasit do të zbatohet përmes “qeverisë së mirë”.

    Vetëm dy ditë para se të kthehet në Shtëpinë e Bardhë, presidenti i zgjedhur ndau qëndrimin e tij për marrëveshjen e armëpushimit në Lindjen e Mesme në një intervistë për NBC News.

    Për kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, me të cilin Trump thotë se do të takohet “shumë shpejt”, Trump tha se ai tashmë e ka informuar homologun e tij izraelit që “thjesht të vazhdojë të bëjë atë që duhet të bëni”, transmeton gazeta online Reporteri.net.

    Ndërmjetësit e bisedimeve, Shtetet e Bashkuara dhe Katari njoftuan të mërkurën për marrëveshjen e armëpushimit, por pakti u vu në pikëpyetje për më shumë se një ditë, pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, insistoi se kishte pasur ndërlikime të minutës së fundit dhe fajësoi Hamasin për këtë. Të premten, kabineti i sigurisë i Izraelit i rekomandoi Qeverisë miratimin e marrëveshjes.

    Pakti parasheh lirimin e dhjetëra pengjeve dhe ndaljen e luftës 15-mujore me Hamasin, duke i sjellë të dyja palët një hap më pranë përfundimit të luftës më vdekjeprurëse dhe shkatërruese që kanë zhvilluar ndonjëherë.

    Sipas marrëveshjes, 33 pengje do të lirohen në gjashtë javët e ardhshme, në këmbim të lirimit të qindra palestinezëve të burgosur nga Izraeli.

    Netanyahu ka udhëzuar një task-forcë speciale që të përgatitet për pranimin e pengjeve.

    Nga pengjet që do të lirohen, 33 janë gra dhe fëmijë, burra mbi moshën 50-vjeçare, persona të sëmurë apo të plagosur.

    Pjesa e mbetur e pengjeve, përfshirë ushtarë, do të lirohen në fazën e dytë, e cila do të negociohet gjatë fazës së parë./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!