Marrëveshja bilaterale mes Mbretërisë së Bashkuar dhe BE-së, sanksionon që të mos ngrihet një kufi fizik brenda ishullit të Irlandës që do të ndante Republikën nga pjesa e veriut, e cila përbën territor i Mbretërisë. Megjithatë, ky vendim ka shtyrë autoritetet irlandeze që të kontrollojë fizikisht mallrat që vijnë nga ishulli britanik në atë irlandez.
Kjo praktikë ka ngritur alarmin në rrethet lojaliste në Belfast, të cilët e shohin këtë kufi detar si hapin e parë drejt bashkimit të ishullit irlandez një ëndërr shekullore e nacionalistëve në Dublin.
Rajoni i cili deri në vitin 1998 ndodhej në një luftë civile mes nacionalistëve irlandezë dhe lojalistëve britanikë është ende tejet i ndarë në linja fetare dhe etnike. “Paqja e brishtë e firmosur në 1998 duhet ruajtur me çdo kusht” – është shprehur kryeministri Johnson, megjithatë protestantët e zonës nuk i janë përgjigjur apelit të tij për qetësi. Një grup i vetëquajtur “Brigada e Ulsterit” kanë shkuar të maskuar në portin e qytetit për të terrorizuar autoritetet doganore, si dhe kanë shkruar parulla lojaliste në rrugët e qytetit.
Autoritetet e rendit kanë hapur një investigim në lidhje me çështjen që rrezikon të rindezë flakën e konfliktit etnik, ndërkohë që liderët e partive lokale i kanë bërë thirrje Londrës të rinegociojë këtë pikë të marrëveshjes së Brexit, për të garantuar paqen në rajonin e Irlandës së Veriut.