×
  • Lajme
  • Botë

    Marsh kundër islamofobisë në Paris

    Reporteri
    10 Nëntor 2019 | 17:15

    Mijëra vetë u mblodhën në Paris sot në një marshim kundër islamofobisë pas sulmit ndaj një xhamie në Bayonne në Francën jugperëndimore.


    Sulmi ndodhi më 28 tetor, kur një i moshuar u përpoq të ndizte derën e xhamisë dhe qëlloi me armë ndaj dy personave që u përpoqën ta ndalonin, transmeton KosovaPress.

    Pjesëmarrësit në marsh dolën me parulla “Stop islamofobisë” dhe “Të jetosh së bashku është urgjente”.

    Marshi u organizua nga Kolektivi Kundër Islamofobisë në Francë. Një burrë, 84-vjeç, i cili plagosi dy persona pranë një xhami është i afërt me të djathtën ekstreme, tha një burim policie më parë.

    Një burim tjetër, i njohur me situatën, deklaroi se sulmuesi ishte një kandidat për partinë e Asamblesë Kombëtare të Marin Le Pen në vitin 2015. Partia, megjithatë, e dënoi sulmin. Të shtënat kanë ndodhur rreth orës 02:00 dhe burri u arrestua jo larg shtëpisë ku ai jeton.

    Dy persona, të moshës 74 dhe 78-vjeç, u plagosën rëndë kur u përpoqën të ndalonin sulmuesin të vinte zjarr në xhami.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!