×
  • Lajme
  • Botë / Lufta Izrael-Hamas

    “Marshimi më i madh deri tani”: Policia e Londrës përgatitet për protestën masive pro-palestineze

    Reporteri
    11 Nëntor 2023 | 11:07

    Një protestë në mbështetje të palestinezëve në Gaza do të zhvillohet sot pasdite në Londër dhe policia Metropolitane e qytetit ka njoftuar se pret që marshimi të jetë më i madhi deri tani.

    Marshimi përkon me Ditën e Armëpushimit, ku do të zhvillohen ngjarje përkujtimore kudo në qytet.

    Disa zona do të rrethohen për të mos lejuar agravimin e protestuesve, për të cilat autoritetet po qëndrojnë në gatishmëri.

    Kryeministri Rishi Sunak e ka etiketuar kohën e protestës së sotme si “mosrespektuese” dhe u bëri thirrje demonstruesve që”të jenë të vetëdijshëm për frikën dhe shqetësimin në komunitetet hebraike dhe myslimane.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!