×
  • Lajme
  • Botë

    Masakër në Itali: Burri vret gruan dhe vajzën, plagos katër persona tjerë dhe më pas i jep fund jetës

    Reporteri
    25 Shtator 2024 | 10:53

    Një person raportohet se ka vrarë bashkëshorten dhe vajzën e tij, ka plagosur katër persona tjerë dhe më pas ka vrarë veten në Nuoro të Italisë, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

    Sipas mediave të huaja, pas një debati burri ka vrarë gruan dhe vajzën e tij, si dhe ka lënë të plagosur dy fëmijë tjerë të vegjël, fqinjin dhe nënën e tij.

    I dyshuari tashmë i ndjerë, ka lënë të plagosur rëndë nënën e tij, të cilën e ka qëlluar në kokë dhe më pas, siç raportohet, ka qëlluar veten e tij.

    Të plagosurit janë transportuar me autoambulanca në spitalin e qytetit, teksa Policia po qëndron në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!