Një burrë 48-vjeçar nga Bjellorusia e ka humbur rastin e apelit në Gjykatën Supreme të Bjellorusisë për vrasjen e një vajze 8-muajshe duke ia hequr kokën.
I dënuari Viktar Syarhel menjëherë tha se do ta kërkojë të drejtën e zbutjes së dënimit nga presidenti i vendit, Aleksander Lukashenko.
Vendimi i gjykatës për dënim me vdekje për këtë person nënkupton se ai do të ekzekutohet me goditje me armë në pjesën e pasme të kokës për shkak të vrasjes së vogëlushes së quajtur Hanna.
Në këtë proces u dënua edhe nëna e vajzës, Nataliya Kolb, e cila gjithashtu mori përgjigje negative për ankesën e bërë në gjykatën më të lartë. Ajo është dënuar me 25 vjet burgim, shkruan “Daily Mail”.
Sipas ligjit në Bjellorusi, me dënim me vdekje mund të dënohen vetëm burrat, ndërsa ky është shteti i vetëm në Evropë që ende e ka në fuqi këtë lloj dënimi./Reporteri/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.