×
  • Lajme
  • Botë

    Maskë me detyrim në plazhet spanjolle: Edhe kur futesh në det?

    Reporteri
    18 Gusht 2020 | 20:11

    Pushuesit dhe turistët që shkojnë në ishujt Kanarie, përfshirë Tenerife dhe Lanzarote, tani do duhet të mbajnë maskë edhe në plazh. Qeveria rajonale ka ashpëruar masat kundër koronavirusit për shkak të shpërthimeve të reja. Vendimi vjen pak ditë pas mbylljes së klubeve dhe ndalimit të festave.


    Maskat do duhet të mbahen me detyrim edhe në pishina, vende publike kur nuk ruhet distance dhe vende të mbyllura.

    Sipas rregullit të ri: Maska duhet të mbahet me detyrim kur pushuesit ecin përgjatë begdetit dhe brigjeve, por mund të hiqet kur ata futen në det ose qëndrojnë ulur në çadrën e tyre.

    Rregullat e reja vlejnë edhe për Mallorca dhe Ibiza, si dhe Menorca dhe Formentera. Rastet e reja me koronavirus kanë alarmuar ekspertët e shëndetit të cilët kritikojnë të rinjt që nuk respektojnë masat: Me maskë, distancim dhe higjienë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!