Theresa May do të mbajë bisedimet në minutën e fundit të Brexit me krerët e Gjermanisë dhe Francës.
May do të takojë sot Angela Merkel në Berlin dhe më pas Emmanuel Macron në Paris, për t’iu kërkuar atyre të mbështesin kërkesën e saj për të vonuar Brexit përsëri deri më 30 qershor.
Kryeministrja do të jetë në një samit të jashtëzakonshëm të mërkurën, kur të 28 shtetet e BE-së do të votojnë për një zgjatje.
Britania e Madhe aktualisht është e detyruar të largohet nga BE në orën 23:00, të premten.
Deri më tani, deputetët kanë hedhur poshtë marrëveshjen e tërheqjes së Theresa May me liderët e tjerë evropianë.
Të hënën në mbrëmje, parlamenti miratoi një projektligj të sjellë nga deputeti i punës Yvette Cooper, i cili synon të detyrojë kryeministrin të kërkojë zgjatjen e Brexit – në vend që të largohet nga BE-ja pa një marrëveshje të premten, e cila është pozita e paracaktuar./KK/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.