Kryeministrja e deritashme e Britanisë së Madhe, Theresa May, po përgjigjet për herë të fundit para deputetëve të kuvendit të këtij shteti duke qenë në pozitën e kryeministres. Vendin e saj do ta marrë kryetari i ri i Partisë Konservatore, Boris Johnson.
Ajo tha para deputetëve se aktivitetin e saj politik do ta vazhdojë si deputete dhe se është e lumtur që po ia dorëzon detyrën një pasardhësi, që është i përkushtuar për ta çuar Brexit-in deri në fund dhe për ta krijuar një të ardhme të ndritshme për vendin.
Më vonë, ajo do ta mbajë një fjalim lamtumirës në ndërtesën e qeverisë para se pushtetin edhe zyrtarisht ta marrë kryeministri i ri, Boris Johnson.
Edhe ai do ta mbajë një fjalim te hyrja e ndërtesës qeveritare dhe më pas do ta fillojë prezantimin e anëtarëve të kabinetit të ri.
Pritet që Johnson-i ta rrisë numrin e grave në kabinet dhe gjithashtu t’i shtojë politikanët nga pakicat. Sipas disa burimeve, ekipi i tij do ta pasqyrojë një Britani moderne.
Ish-kryetari i Londrës e fitoi garën partiake me ministrin e brendshëm britanik, Jeremy Hunt, duke i fituar 66.4 për qind të votave, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.