×
  • Lajme
  • Botë

    Mbahen protesta kundër izolimit, në Londër

    Reporteri
    03 Maj 2020 | 10:32

    Një grup i vogël protestuesish janë mbledhur në Londër për të marrë pjesë në disa përqafime grupore, me qëllim të kundërshtimit të masave të izolimit në Mbretërinë e Bashkuar.


    Rreth 20 persona, disa duke mbajtur mbishkrime “Trupi ime, zgjedhja ime”, janë përfshirë në një protestë para selisë së Policisë së Londrës të shtunën pasdite.

    Nga fundi i muajit mars, britanikëve u është thënë që të mos mblidhen jashtë shtëpive të tyre, me qëllim të luftimit të koronavirusit. Jeta në Mbetërinë e Bashkuar ka ndryshuar nga ajo kohë, ndonëse ka shenja për lehtësim të masave të izolimit.

    Të dhënat e fundit tregojnë se deri më tani autoritetet britanike kanë regjistruar 182,260 persona të prekur dhe 28,131 të vdekur si pasojë e sëmundjes Covid-19, që shkakton koronavirusi./kp

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!