Regjisorja e teatrit jo rrallë e përmend në rrjetet shoqërore gjyshin e saj, kryetarin e Jugosllavisë, shkruajnë mediet kroate.
Sasa Broz, mbesë e Josip Broz Titos, e ka shënuar përvjetorin e vdekjes së gjyshit në Facebook, duke postuar fotografi nga albumi i saj privat.
Josip Broz Tito ka vdekur më 4 maj të vitit 1980 në Lubjanë, kur Sasa ishte vetëm 11 vjeçe, ndërsa kjo regjisore e teatrit jo rrallë e përmend në rrjetet shoqërore gjyshin e saj, kryetarin e Jugosllavisë.
“‘Lëreni vogelushëm të qetë, le të bëjë çfarë të dojë’… Faleminderit për këtë, dhe edhe më tej do të bëj sipas t’imes”, ka shkruar ajo në publikimin në Facebook.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.