×
  • Lajme
  • Botë

    Mbeti shtatëzënë me 7-njakë, mjekët i thanë të abortonte 4 prej tyre, ajo refuzoi: Sot gjithë bota shikon mrekullinë e tyre

    Reporteri
    25 Dhjetor 2019 | 15:06

    Bobby McCoy dhe burri i saj, Kenny nga Iowa, kishin një vajzë kur vendosën të provonin trajtimin e urofollitropinës. Është një ilaç stimulues i ovulacionit që përgatit më tej një grua për shtatzëni. Dhe në rastin e tyre, trajtimi funksionoi edhe më mirë nga sa kishin planifikuar, pasi shumë shpejt mësuan se ata po prisnin shtatënjakë.


    Shumë shpejt ky çift hyri në histori pasi shtatënjakët e tyre arritën moshën madhore, transmeton Reporteri.net.

    “Do ta kujtoj gjithmonë ditën kur e morëm vesh se do të kishim shtatënjakë. Nuk ishte vetëm gëzim, kishte edhe shumë dyshime dhe frikë. Sidoqoftë, Zoti e ka përcaktuar fatin e tyre”, thotë sot Bobby.

    Kur zbuloi se ishte duke pritur shtatënjakë, doktoresha i sugjeroi që të abortonte katër prej tyre, në mënyrë që tre të tjerët të kishin shanse për të mbijetuar. Bobby këmbënguli që të mbanin të gjitha foshnjet.

    Dhe në 1997, kur të shtatë erdhën në jetë, të gjithë shkruan për ta. Jo vetëm kaq, atë kohë për ta u interesuan edhe Presidenti Bill Klinton dhe Oprah Winfrey. I quanin “shtatëshja nga parajsa”.

    Gazetarët nga e gjithë bota pushtuan shtëpinë e vogël modeste ku jetonte çifti. Kur panë se në çfarë kushte jetonin, njerëzit u mblodhën dhe vendosën t’i ndihmojnë ata. Ndër të tjera, ua dhuruan edhe një shtëpi të madhe, në të cilën ata jetojnë akoma edhe sot, si dhe një furgon të madh familjar, pelena për dy vitet e para, si dhe bursa për çdo kolegj në Iowa.

    “Kishte mjaft punë – shtatë vetë pinin 42 shishe qumësht në ditë dhe nevojiteshin 52 pelena. Ndërsa ata rriteshin, rriteshin edhe kostot, por jo interesi i mediave dhe njerëzve. Kurreshtja e parë kaloi, njerëzit i harruan ata dhe Bobby dhe Kenny duhej të ishin jashtëzakonisht të kujdesshëm dhe t’u mësonin fëmijëve të ishin shumë modest.

    Sot, ata janë të rritur. Falë donacioneve, të gjithë u diplomuan në kolegj dhe zgjodhën jetën e tyre. Kenny dhe Bobby theksojnë se ata nuk mund të ishin më krenarë për fëmijët e tyre.

    “Vendimi më i mirë që kam marrë ndonjëherë ishte të mbaja të gjithë foshnjat,” përfundon Bobby sot. /Reporteri.net

    https://www.youtube.com/watch?v=C-FiwECqFAQ

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!