×
  • Lajme
  • Botë

    “Mbeturinat e masave anti-Covid po vrasin kafshët në të gjithë botën”, alarmojnë disa ekspertë

    Reporteri
    29 Mars 2021 | 13:13

    Një ekip nga Universiteti Leiden i Holandës i kanë përshkruar mbeturinat e maskave, doreza dhe forma të tjera të pajisjeve mbrojtëse nga COVID-19 si një ‘bombë’ që po kanosin botën dhe po vrasin kafshët.


    Ekipi thonë se gjeti dhelpra dhe zogj të ngatërruar në maska të fytyrës, një maskë në stomakun e një pinguini dhe madje edhe fole zogjsh të bëra nga ndotje plastike, shkruan Daily Mail.

    Ata paralajmërojnë se kafshët shtëpiake, veçanërisht qentë, janë të rrezikuar nga mbeturinat plastike të masave mbrojtëse kundër Covid, përcjell në shqip Reporteri.net.

    Për të kuptuar më mirë shkallën e problemit, autorët e studimit vendosën të zbulojnë se sa shpesh dhe ku kafshët po ndërveprojnë me mbeturinat e Covid.

    Biologët kanë kërkuar për asgjësimin më të kujdesshëm të pajisjeve mbrojtëse nga Covid për të zvogëluar rrezikshmërinë që po ka në drejtim kafshëve nëpër botë. /Përktheu: Florjana Hoti – Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!