×
  • Lajme
  • Botë

    Mbi 1 milion të infektuar me koronavirus në SHBA, 59 mijë viktima

    Reporteri
    29 Prill 2020 | 10:24

    Bilanci nga Covid-19 në SHBA vijon të përkeqësohet.


    Numri i të infektuarve ka shkuar në mbi 1 milion, përkatësisht, 1,035,765 sipas Worldometers.

    Ndërkohë numri i viktimave ka arritur në 59,266.

    SHBA mbetet vendi më i prekur në botë nga koronavirusi.

    Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi ditën e djeshme se nga parashikimet e kryera deri në 70 mijë amerikanë mund të vdisnin nga Covid-19.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!