Koronavirusi në nivel global tashmë ka arritur në mbi 10 milionë të infektuar, sipas raporti të Reuters, një shifër rekorde e kësaj sëmundjeje të frymëmarrjes që ka lënë të vdekur pothuajse gjysmë milioni njerëz në shtatë muaj.
Kjo shifër është afërsisht dyfishi i numrit të sëmundjeve të rënda të gripit të regjistruara çdo vit, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Reuters shkruan se kjo shifër është arritur edhe për shkak të lirimit të masave, me shumë vende që janë duke u përballur me vështirësi ekonomike, transmeton KOHA.
Amerika Veriore, Amerika Latine dhe Evropa shënojnë nga 25 për qind të rasteve, derisa Azia dhe Lindja e Mesme rreth 11, respektivisht 9 për qind, sipas raportit të Reuters, që përdor raportet e qeverisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.