×
  • Lajme
  • Botë

    Mbi 130 mijë raste të reja me Covid-19 në SHBA

    Reporteri
    02 Shkurt 2021 | 10:37

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës raportuan 130,759 infeksione të reja me Covid-19.


    Po ashtu, në SHBA u regjistruar edhe 1 mijë e 881 vdekje si pasojë i koronavirusit të hënën, sipas një vlerësimi nga Universiteti Johns Hopkins.

    SHBA radhitet e para në botë për nga numri më i madh i rasteve të infektuara.

    Totali kombëtar tani qëndron në 26 milionë e 317 mijë e 623 raste të konfirmuara dhe 443 mijë e 355 viktima që nga fillimi i pandemisë.

    Në total përfshihen raste nga të 50 shtetet, Distrikti i Kolumbisë dhe territore të tjera të SHBA, si dhe raste të riatdhesuara.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!