×
  • Lajme
  • Botë

    Mbi 180 të plagosur në ndërhyrjen e policisë izraelite në Al-Aksa

    Reporteri
    10 Maj 2021 | 12:28

    Më shumë se 180 njerëz janë plagosur në ndërhyrjen e forcave izraelite kundër palestinezëve në Mesxhid Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar.


    Sipas një deklarate me shkrim të bërë nga Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze, policia izraelite plagosi më shumë se 180 njerëz, përfshirë punonjës të Gjysmëhënës së Kuqe.

    Nga të plagosurit, 80 janë shtruar në spital.

    Siç njoftoi korrespondenti i AA-së në terren, policia izraelite ka ngritur dron mbi zonën e faltores së shenjtë Al-Aksa.

    Në incidentet që pasuan pas kësaj, policia izraelite ndërhyri ndaj të gjithë palestinezëve në Haram Al-Sherif, përfshirë Xhaminë e Kibles dhe Kupolën e Shkëmbit.

    Zëdhënësi i Vakëfeve Islame të Kudsit, Firas Dibs, tha se disa të plagosur janë arrestuar nga policia izraelite gjatë dërgimit në spital.

    Fotoreporteri i AA-së plagoset për herë të dytë

    Fotoreporteri i AA-së, Mustafa Kharouf, i cili u godit nga një plumb plastik në shpinë gjatë ndërhyrjes së policisë izraelite më 7 maj, u plagos gjithashtu në gjoksin e tij ndërsa ndiqte ngjarjet e fundit në Harem Al-Sharif.

    Siç mësohet, përveç tij, të plagosur kanë mbetur edhe gazetarë të tjerë.

    Ndërhyrja e policisë izraelite ndaj palestinezëve në Mesxhid Al-Aksa

    Mijëra palestinezë të cilët e falën namazin e sabahut në Mesxhid Al-Aksa, më pas organizuan një demonstratë në oborrin e faltores, duke thirrur tekbire.

    Pas demonstratës, palestinezët filluan të qëndrojnë në kompleks për ta mbrojtur atë nga bastisjet e hebrenjve fanatikë.

    Ndërkaq, më pas, policia izraelite duke bastisur Al-Aksanë, intervenoi ndaj palestinezëve me gaz lotsjellës dhe plumba.

    Hebrenjtë fanatikë festojnë “ditën e Kudsit” sipas kalendarit hebre, për të përkujtuar përvjetorin e Luftës së Gjashtëditore kur Izraeli në vitin 1967 okupoi Kudsin Lindor.

    Organizatat fanatike hebreje, me rastin e “ditës së Kudsit” që këtë vit përkon me datat 9-10 maj, kishin bërë thirrje për bastisje në Mesxhid Al-Aksa.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!