Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë, deri më tani në mbarë botën janë regjistruar gjithsej 21.031.094 raste me COVID-19.
Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në SHBA, me gjithsej 5.404.847 raste deri më tani.
Pas SHBA-së radhiten Brazili (3.224.876), India (2.459.613), Rusia (907.758), Afrika e Jugut (572.865), Peru (498.555), Meksika (498.380), Kolumbia (422.519), Kili (380.034), Spanja (379.799), Irani (336.324), Britania e Madhe (313.798), Arabia Saudite (294.519), Pakistani (286.674), Bangladeshi (269.115), Argjentina (268.574) dhe Italia (252.235).
Vendet e tjera me mbi 100 mijë të infektuar janë Gjermania (222.269), Franca (209.365), Iraku (164.227), Filipinet (147.526), Indonezia (132.816), Kanadaja (121.028), Katari (114.281) dhe Kazakistani (101.372).
Pas shfaqjes për herë të parë në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, COVID-19 u përhap në mbarë botën, ndërsa deri më tani jetën e kanë humbur rreth 760 mijë persona. Ndërkaq, 13.830.221 milionë njerëz janë shëruar nga virusi, ndërsa vazhdojnë ende trajtimin 6.449.046 raste aktive.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.