×
  • Lajme
  • Botë

    Mbi 21 milionë të infektuar në botë

    Reporteri
    16 Gusht 2020 | 11:53

    Ka shkuar mbi 21 milionë numri i të infektuarve me Covid-19 në mbarë botën që nga fillimi i pandemisë.


    Sipas shifrave të publikuara nga Universiteti John Hopkins, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë më shumë se 5.3 milionë të infektuar.

    Këto shifra të larta e rendisin SHBA-në në vendin e parë për nga numri i të infektuarve dhe të vdekurve nga Covid-19.

    Ndërkohë sipas një baze të dhënash të gazetës “New York Times” Kalifornia është shteti i parë amerikan që arrin në më shumë se 600 mijë të infektuar me koronavirus dhe rreth 11 mijë vdekje si pasojë e tij, transmeton kp.

    Të premten Kanadaja njoftoi se kufiri që e ndan atë me SHBA-në do të vazhdojë të qëndrojë i mbyllur për udhëtime jothelbësore edhe për një muaj tjetër. Shumë kanadezë janë të shqetësuar për rihapjen e kufirit pasi vendi ia ka dalë me sukses të rrafshojë trajektoren e pandemisë. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!