Më shumë se 243 milionë doza të vaksinave antiCOVID janë administruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sipas të dhënave të botuara të shtunën nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.
CDC raportoi se janë administruar 243 milionë e 463 mijë e 471 doza, shkruan CNN, transmeton Gazeta Online “Reporteri.net”.
Kjo është rreth 3 milionë e 303 mijë e 794 më shumë doza të raportuara të administruara që nga e premtja, për një mesatare shtatë-ditore prej rreth 2.5 milionë doza në ditë.
Më shumë se 146 milionë njerëz deri tani kanë marrë të paktën një dozë vaksine dhe më shumë se 103 milionë njerëz janë vaksinuar plotësisht, tregojnë të dhënat.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.